Olimpiada

COGNYSS ofron përgatitje përgatitje për olimpiada ndërkombëtare

Strategjitë matematike

Cognyss do të organizojë çdo javë shkollën e matematikës "Strategjitë Matematike", vetëm për nxënës të talentuar nga fusha e matematikës, nga klasa V dhe VI. Mësimet do të mbahen dy herë në javë nga dy orë akademike. Niveli i parë fillon më 3 shkurt 2024.
Gjithsej janë 48 orë në nivelin e parë. Për hollësira të tjera, ju lutemi, na kontaktoni në adresën elektronike  info@cognyss.com ose në 043 805 224.
Linku për aplikim: https://forms.gle/SX5LSqJ1MCWE4ave8Programi i kursit "Strategjitë Matematike" është projektuar për t'i mësuar strategjitë kryesore të zgjidhjeve të problemeve praktike e sfiduese për nxënësit e klasave V dhe VI, për të nxitur krijimtarinë matematikore dhe për të stimuluar entuziazmin dhe dashurinë për llojet e problemeve që nxënësit i hasin në matematikë dhe në jetë të përditshme.
Cognyss si organizator i kursit është i obliguar që nxënësve t’ju sigurojë:
- Kushte për mbarvajtjen e procesit mësimor për 48 orë akademike të parapara sipas planit mësimor.
- Mësimdhënës profesionalë me cilësi të dëshmuar.
- Shërbime administrative të shpejta dhe efikase.
- Kushte të mira higjienike-sanitare.
- Qasje në literaturë të avancuar.
- Përpilim të detyrave të shtëpisë.
- Mentorim jashtë orarit të kursit për probleme të caktuara.
Numri i pjesëmarrësve është i limituar.
Regjistrimet për grupin e parë përfundojnë më 30.01.2024.
Vendi i mbajtjes së kursit: Prishtinë.
Çmimi: 250 euro për gjithsej 48 orë.
Target grupi: Nxënësit që kanë prirje e talente për matematikë.
Mosha: Klasat V dhe VI.
Përmbajtja:
1 Hyrje në aritmetikën e numrave.
2 Numrat e thjeshtë, rëndësia e tyre në matematikë.
3 Metodat bazike të strategjive të zgjidhjeve të problemeve.
4 Java e ushtrimeve.
5 Problemet me fjalë dhe strategjitë e zgjidhjeve të tyre.
6 Teknikat e numërimit.
7 Hyrje në gjeometrinë elementare.
8 Java e ushtrimeve.
9 Gjeometria e matjeve.
10 Numrat thyesorë dhe numrat decimalë. Zbatimi i tyre në probleme të ndryshme.
11 Logjika matematike dhe vërtetimi në matematikë.
12 Java e ushtrimeve dhe testi përfundimtar.
Për çdo javë fëmijët do të kenë detyra të shtëpisë. Në javën e ushtrimeve do t’i diskutojmë zgjidhjet e tyre dhe do t’i zgjidhim detyrat e shtëpisë që kanë pasur vështirësi fëmijët t’i zgjidhin. Në fund të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të pjesëmarrjes.

Olimpiadat ndërkombëtare për të cilat COGNYSS pergatitë